Aktivistja shqiptare nga Gjermania, Teuta Abazi, shpallet “Ambasadore e Paqes”

Teuta Abazi është një juriste dhe aktiviste shqiptare, e cila prej shumë vjetësh jeton në Gjermani. Ajo është mjaft aktive në partinë SPD, në punën e saj si vullnetare për shoqërinë civile dhe angazhimet si këshilltare e Federatës së Juristëve socialdemokratë në landin e Nordrhein-Uestfali.