Shkurt.ch
Kalon iniciativa për sistemin e ri të parapagimit për Radiotelevizionin publik
Po për sistemin e ri të parapagimit për Radio dhe Televizionin Publik (RTVG). Votimi kaloi shumë ngusht të dielën me vetëm pothuajse 50,08 për qind.
Bindshëm ka kalaur në pjesën frankofone të Zvicrës. Për një rishikim të ligjit të Radio dhe Televizionin (RTVG) ishte votuar bindshën në kantonet e Vaud dhe Gjenevë, me rreth 62 për qind, e ndjekur me 60 për qind në Neuchâtel, Jura me 59 për qind. Përjashtim ishte raportuar në kantonin Valais, i cili ka hedhur poshtë ndryshimet e ligjit me 54 për qind. Edhe Ticino ishte kundër rishikimit.
Në pjesën gjermane të Zvicrës vetëm Basel-Stadt dhe Graubünden kanë miratuar ndryshimet për për RTVG. Të tjera kantonet gjermane folëse kanë votuar kundër. Kantonet Schwyz dhe Appenzell, me rreth 60 për qind, e ndjekur nga Obwalden me 59 për qind kanë votuar kundër ndryshimeve të sistemimi të parapagimit të Radio Televizion e Zvicrës RTVG.
Debati po vazhdon. Do të vazhdojnë diskutimet mbi pyetjen se sa Shërbim Publik është i nevojshëm dhe se çfarë do të qartësohet nga e diela me sistemin e taksave.
Tashmë është e qartë se po ecim në rrugën për një sistem të ri të paragagimit. Tarifa aktuale do të zëvendësohet nga një taksë të përgjithshme.
Edhe kompanitë me një qarkullim vjetor prej gjysmë milion frangash zvicerane duhet të paguajnë taksat. Për këtë arsye, shoqatat tregtare kishin inicuar një referendum për ndryshimin e sistemit të parapagimit për Radio dhe Televizionin.
Iniciativa kishte gjetur mbështejen nga SVP, FDP dhe GLP.
Në të ardhmen të gjitha familjet, pa asnjë përjashtim, duhet të paguajnë për Tadio Televizionin Publik, i cili ka një buxhet prej gati 1,7 miliardë franga dhe 6’106 punëtorë
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











