Kosova

Kampet Verore në BONEVET po bashkojnë Diasporën në një vend!

Diasporë, Kampet Verore në BONEVET po ju presin juve!

Pas muajve plot punë dhe angazhim, pushimi në atdhe bëhet më argëtues kur fëmijët bëhen pjesë e Kampeve Verore në BONEVET.

Këto kampe ju mundësojnë të krijoni shoqëri të re në vendlindje dhe të mësoni gjuhën shqipe, të eksploroni dhe të krijoni lojërat që ju pëlqejnë.

BONEVET mirëpret fëmijët nga Diaspora në tri qendra në Kosovë;
BONEVET Gjakova, BONEVET Prishtina dhe BONEVET Kaçanik.

Duke filluar nga 1 korriku deri më 30 gusht, të gjithë fëmijët nga mosha 7 – 15 vjeç do të kenë mundësinë të bëhën pjesë e kampeve.

Kampet që po organizohen këtë verë janë;

  • Imagjino, Krijo & Luaj (1-5 korrik)
  • Si funksionoj unë? (8 – 12 korrik)
  • Mision në hapësirë (15-19 korrik)
  • Veç ART në hARTë (22 – 26 korrik)
  • Shkencëtarët e vegjël (29 – 2 gusht)
  • Java e artistëve (5 – 9 gusht)
  • Jashtë kutisë, prej kutisë (13 – 17 gusht)

Për më shumë informata rreth kampeve verore ju lutem klikoni KËTU.

Ndërsa më poshtë po ndajmë me ju katalogun e kampeve verore për këtë verë.

 

 

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit01 Korrik 2019
  • Ora20:00
  • LokacioniKosovë
  • Data e përfundimit17 Korrik 2019 - 20:00