Kosova
Kancelarja Merkel porosit kosovarët ta luftojnë korrupsionin
Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk është temë e thjeshtë.
“Kemi shumë probleme të pazgjidhura, por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj se në ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin, e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo, përcjell albinfo.ch.
Merkel ka bërë thirrje që marrëveshjet e arritura deri tash në dialog të zbatohen, por nuk ka përmendur liberalizimin e vizave.
Presidenti Thaçi, deklaroi se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe integrim në BE.
Thaçi theksoi se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet ndërshtetërore dhe të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Presidenti tha se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë, duke shtuar se nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara përveç dialogut dhe marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












