Shkurt.ch
Kantoni i Lucernit “rrëshqet” nga e djathta
Sot në Kantonin e Lucernit janë mbajtur zgjedhjet për legjislativin dhe ekzekutivin e kantonit. Për 120 vendet në parlament kanë kandiduar mbi 600 veta ndërsa për ekzekutivin që ka 5 vende, në garë kanë hyrë 8 përfaqësues të partive dhe kandidatë të pavarur.
Rezultatet që kanë filluar të kumtohen që nga pasdita e hershme, tregojnë për një rrëshqitje të parlamentit nga e djathta. FDP/PLR dhe SVP/UDC kanë shtuar nga dy vende në parlament, gjegjësisht nga 23 në 25 dhe nga 27 në 29 sish.
Partia më e madhe në kanton, CVP/PDC (emokristiane) ka humbur një vend, nga 39 tash ka 38 ulëse në parlament.
Nga ana tjetër, humbësit më të mëdhenj janë të Gjelbrit (GP) dhe Liberalët e Gjelbër (GLP). Ato kanë humbur 2, gjegjësisht një vend. GP tash ka 7 dhe GLP 5 vende.
Partia Soicaldemokrate (SP/PS) ka fituar një vend më shumë, nga 15 sa kishte tash ka 16 vende, por këtë vend plus e ka fituar në llogari të Juso-s, që është seksioni rinor i SP-së e që ka mbetur pa vendin e vetëm që e kishte në zgjedhjet e kaluara.
Ndërsa në garën për qeveri, në raundin e parë kanë arritur të zgjidhen vetëm 3 nga 5 qeveritarët e ardhshëm. Të tjerët do të shkojnë në rivotime.
Rezultatin më të mirë e ka fituar përfaqësuesi i CVP-së, Guido Graf me 61.541vota. I dyti është kandidati nga FDP-ja, Robert Küng me 59.486bdhe i treti po ashtu nga CVP-ja, Reto Vys me 58.199 vota.
Dy anëtarët e deritashëm të qeverisë: Marcel Schwerzmann (pa parti) dhe kandidati i SVP-së Paul Winiker nuk kanë fituar shumcën e nevojshme ndërsa kandatja e SP-së, Felicitas Zopfli mbetet në vendin e gjashtë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













