Shkurt.ch
Kërcënim me bombë: një shitore evakuohet në Pratteln
Një degë e shitoreve “Pfsiter Meubles” është evakuuar dje pasdite në Pratteln (BL), për shkak të një kërcënimi me bombë. Policia ka kontrolluar gjithë ndërtesën me qen. Në fillim të mbrëmjes asnjë eksploziv nuk është gjetur.
Në një telefonatë anonime, një njeri që fliste gjermanisht me një theks ka kërcënuar, duke pohuar se do të ndezë një bombë në garazhin e dyqanit “Pfister Meubles”. Thirrja është bërë të martën, në orën 13:20, ka bërë të ditur policia kantonale e Bazelit.
Ndërtesa ishte evakuuar. Disa qindra njerëz ishin brenda. Policia filloi të kërkonte atë në 14:30. Dy qen të trajnuar posaçërisht për të zbuluar eksplozivë kanë marrë pjesë në kërkim.
Zona, e përbërë nga disa qendra të mëdha tregtare, ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, duke shkaktuar bllokime të trafikut. Për arsye sigurie, dalja nga autostrada A2 ishte e mbyllur për trafikun për një kohë.
Dyqane të tjera të mëdha nuk janë evakuuar. Konsumatorët, megjithatë, ishin të vetëdijshëm për situatën dhe nuk mund të largoheshin nga ndërtesa përveç disa daljeve të përcaktuara. Rreth 60 policë, zjarrfikës dhe roja kufitare kanë qenë të mobilizuar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














