Kosova
Kërkimi për policët vazhdon të hënën
Njësitet e FSK-së kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e dy policive të cilët janë zhdukur pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Kërkimet do të nisin sërish të hënën në orët e para të mëngjesit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të kërkojë ndihmën e homologut të tij maqedonas Zoran Zaev që kërkimet për dy policët e zhdukur kosovarë në lumin Lepenc të bëhen edhe në anën e territorit të shtetit fqinj, përcjell albinfo.ch.
Ai në orët e mbrëmjes ka vizituar vendin e zhdukjes së dy policëve. “Janë edhe dy kilometra lumë që janë të pakontrolluar, por do të lindë nevoja që të bëhet kërkimi edhe në Maqedoni. Do ta lus Zaevin për ndihmë në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë afër kolegëve, policisë, familjeve dhe shpresoj që do të na befasoj një lajm i mirë, por po shihet një gjendje e rëndë. Të dy zyrtarët policorë kanë qenë në detyrë, kanë qenë duke u kthyer. Do të kërkojmë që atje kërkimet t’i bëjnë edhe FSK-ja”, u shpreh Haradinaj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













