Integrimi
“Kërkohen punëtorë të kualifikuar” por për Rrahmanin nuk ka punë!
“Të enjten ose të premten duhet të kthehem në vendin tim”, thotë Rrahman Zejnullahi, transmeton albinfo.ch. E “vendi im” për të është Kosova, apo më saktë: Vushtrria, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti, Prishtina

Kërkohen punëtorë të kualifikuar. Kështu së paku dëgjohet çdo ditë, gjithandej, në televizion, radio, internet. Por pensionistja Regina Albers nga Emmerich-u, e cila ndohmon vullnetarisht refugjatët është e dëshpëruar në këtë pikë. Ajo nuk sheh gatishmëri që punëtorët e kualifikuar që vijnë nga jashtë të jenë të mirëpritur, shkruan waz.de. Si dëshmi për këtë, znj. Albers ka shqiptarin nga Kosova, Rrahman Zejnullahi. Duket se koha e qëndrimit të salduesit 45 vjeçar në Gjermani pothuaj ka përfunduar.
“Të enjten ose të premten duhet të kthehem në vendin tim”, thotë Zejnullahi, transmeton albinfo.ch. E “vendi im” për të është Kosova, apo më saktë: Vushtrria, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti, Prishtina.
Por ai dëshiron të rrijë në Gjermani. Në Emmerich. “E kam të garantuar një vend pune por nuk guxoj të punoj sepse leja ime e qëndrimit është e kufizuar”, thotë kosovari i dëshpëruar në një gjermanishte të përsosur.
Ai ka qenë edhe më parë në Emmerich. Nga viti 1992 deri në në vitin 2000, dmomethënë tetë vjet të plota. Atëbotë ai bënte pjesë në mesin e refugjatëve të luftës nga Ballkani.
“Kam qenë i pranuar shumë mirë, e kam mësuar gjuhën dhe kam punuar për pesë vite në një firmë si shofer elevatori. Të dy fëmijët e mi kanë lindur në Emmerich”, thotë ai.
Por, a bën gjë punë e gjithë kjo? Për po ose jo, do të vendosë autoriteti për të huaj në Kleve, që është përgjegjës edhe për Emmerich-un. Regina Albers shpreson që ta kenë parasysh: Epo, punëtorë të kualifikuar po kërkojnë apo jo?”
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër