Shkurt.ch
Kërkohet një aktore për rolin e nënës shqiptare
Për këtë film kërkohet një aktore e një roli të dytë (mund të jetë edhe laike) për rolin e nënës së protagonistit të dytë (Aro), një grua me prejardhje shqiptare e moshës 52 -55 vjeçare
Kompania për prodhimin e filmit “2:1 Film” në Cyrih, për filmin artistik “Skizzen von Lou” që xhirohet në korrik kërkon urgjentisht një aktore (laike, joprofesionale) me prejardhje shqiptare për të luajtur një rol ndihmës në këtë film. Bëhet fjalë për një film të buxhetit të ulët, debutim i regjisores së re dhe shumë premtuese, Lisa Blatter.
Ky është, me pak fjalë, subjekti i këtij filmi: Në kërkim të lirisë absolute, Lou e ka injoruar prej kohësh se çfarë është ajo nga e cila po ikën. Por, pastaj vjen Aro. Dhe Lou paparitmas fillon sërish të ndjejë. Fillimisht kundër dëshirës dhe pastaj me vetëdije të plotë, ajo vendos të qëndrojë prapa rrëfimit të saj. “Skizzen von Lou” është një rrëfim dashurie dhe bën fjalë për lirinë, vetminë, atdheun dhe familjen.
Për këtë film kërkohet një aktore e një roli të dytë (mund të jetë edhe laike) për rolin e nënës së protagonistit të dytë (Aro), një grua me prejardhje shqiptare e moshës 52 -55 vjeçare. Në rolin e saj ka shumë pak tekst (dy fjali) që duhet të thuhen në gjermanisht/schweizerdeutsch.
Skenat përkatëse xhirohen brenda një dite, më 11 korrik në Cyrih.
Kush është e interesuar për t`u bërë pjesë e këtij filmi, mund të paraqitet në këtë email adresë: [email protected] . Është e dëshirueshme që me të njëjtin email ta dërgojë një foto-portret të saj dhe të tregojë gjatësinë e trupit, shkruan Rhea Plangg.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniCyrih
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














