CH-Ballkani
I kërkuar nga Zvicra, arrestohet në Morinë
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Fjala është për A.Th., 33 vjeç, banues në Xërxë të Rahovecit
Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Fjala është për A.Th., 33 vjeç, banues në Xërxë të Rahovecit.
“Ky shtetas u kap në hyrje të SPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, nga autoritet zvicerane”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicër, me vendim Nr. 35/2013, datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”, parashikuar nga nenet 122, 144 etj të Kodit Penal Zvicerian”, thuhet po ashtu në këtë njoftim.
Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicër, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal Zviceran.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














