Tematike

Kështu mund të merrni kredinë COVID-19 në Zvicër për tejkalim të krizës

Sesi bëhen aplikimet e firmave për kredi në kohën e pandemisë dhe kush mund të përfiton nga mbështja e shtetit zviceran, në një intervistë ekskluzive për albinfo flet njohësi i cështjeve financiare dhe kontabilitetit njëherësh konsulent për menaxhim të kompanive zvicerane, Faton Shkodra.

Ai tregon se të gjitha aplikacionet mund të dorëzohen deri më 31 korrik 2020. «Ndër kushtet themelore që duhet plotësuar: Ndërmarrja të jetë themeluar para 1 marsit 2020», thotë Shkodra nga Treuhand Office.

Në kuadër të masave që këshilli Federal i Zvicrës ka marrë për të siguruar kompanitë nga pasojat e koronavirusit është edhe ndarja e “Kredisë COVID-19”. Në vazhdim përmes huave (kredi COVID-19) ndihmohen kompanitë e prekura kudo që të jetë e mundur. Bëhet fjalë për mbështetje jo burokratike, të targetuar dhe të shpejtë. Paraqisni përmes kësaj faqe të internetit kërkesën tuaj për një hua tejkalimi. Aplikimet për kredi mund të dorëzohen deri më 31 korrik 2020.

Albinfo.ch: Cilat kompani kanë të drejtë? (Duhet ditur se kërkesat zbatohen në mënyrë kumulative).

Faton Shkodra: Kompanitë që plotësojnë kërkesat minimale kanë të drejtë për një aplikim për një shumë të menjëhershme deri në 500,000 franga. (Ju lutemi vini re se një kompani mund të aplikojë vetëm për një kredi COVID-19 në një bankë).

Albinfo.ch: Kompanitë që plotësojnë kërkesa më të larta, plotësuese, a kanë të drejtë të aplikojnë për kredi me shuma më të larta?

Faton Shkodra : Po kanë të drejtë për kredi COVID-19 plus, ose  mbi 500.000 franga.

Albinfo.ch : Cilat janë kërkesat minimale që duhen plotësuar ?

Faton Shkodra: Kompania duhet të jetë themeluar para 1 marsit të vitit 2020.

  • Që kompania të jetë prekur ekonomikisht në mënyrë të ndjeshme nga pasojat e pandemisë COVID 19 në veçanti  sa i përket qarkullimit të saj.
  • Kompania nuk është në procedurë falimentimi, procedurë trashëgimie ose në likuidim.

Duhet të jetë ndërmarrje individuale (me një person), partneritet ose person juridik, me seli në Zvicër.

Albinfo.ch : Çfarë të dhënash kërkohen?

Faton Shkodra : Nevojiten të dhëna mbi të ardhurat nga qarkullimi për vitin 2019 ose 2018. Përndryshe pagat neto për tërë vitin aktual. Viti afarist.

Detajet e kompanisë, përfshirë numrin IBAN dhe detajet e kontaktit të personit kontaktues të kompanisë. Ndërkaq, për aplikimet që bëhen për kreditë mbi 500.000 franga, nevojitet edhe Numri i TVSH-së. Të dhënat e bankës huadhënëse.

Keystone

Albinfo.ch :Po cfarë sigurimi duhet të ofrojë huamarrësi ?

Faton Shkodra: Nëse huamarrësi nuk ka marrë ende kredi të solidaritetit COVID-19 .

  • Huamarrësi nuk ka aplikime të tjera në pritje për kredi eventuale pas kredisë së solidaritetit COVID-19.
  • Huamarrësi siguron që ai nuk është duke aplikuar për kredi bazuar në rregullore të tjera emergjente federale në fushën e sportit dhe kulturës.

Huamarrësi (ndërmarrja e tij) është krijuar para 1 marsit të vitit 2020.

  • Në kohën e paraqitjes së kësaj marrëveshjeje kredie,

huamarrësit nuk janë në procedurë falimentimi, suksesioni ose likuidimi.

  • Huamarrësi, për shkak të pandemisë COVID 19 është dëmtuar dukshëm ekonomikisht në kuptim të qarkullimit të ndërmarrjes.
(KEYSTONE/Eddy Risch)

Albinfo.ch : A guxojnë kreditë të përdoren për qëllime tjera ?

Faton Shkodra : Duhet bërë ekskluzivisht për të siguruar likuiditetin në vazhdim të kompanisë.

Të ardhurat e kompanisë në vitin 2019 duhet të mos kenë qenë më të larta se 500 milionë franga

  • Kompania nuk ka përfituar nga sigurimi i likuiditetit deri në kohën e aplikimit, bazuar në rregulloret e urgjencës në fushë të sportit ose kulturës.
  • Huamarrësi, shumën e kredisë të dhënë sipas kësaj marrëveshjeje kredie, do ta përdorë ekskluzivisht për të siguruar nevojat e vazhdueshme të likuiditetit.

Në veçanti, nuk lejohen: Investime të reja në asete fikse që nuk janë investime për kompensim; dividentë gjatë afatit të garancisë së solidaritetit ose shpërndarje honorarësh dhe rimbursim kontributesh kapitale; Gjithashtu nuk lejohet dhënia aktive e kredive, për rifinancim të huave personale dhe të aksionarëve, Kredi në grup.

Po ashtu nuk lejohet që fondet e kredisë të transmetohen për një kompani të lidhur direkt ose indirekt me ndonjë grup të huaj.

Rifinancimi është lejuar mbi bazë të bilanceve të llogarisë bankare, të përllogaritur me bankën sipas kësaj rregulloreje, që nga 23 marsi i vitit 2020.

  • Të gjitha informacionet mbi të ardhurat e kompanisë bazohen në pasqyrat financiare individuale (nuk merren parasysh analizat e koncerneve).
  • Huamarrësi konfirmon që të gjitha informacionet janë të plota dhe të vërteta.
  • Huamarrësi duhet të jetë i vetëdijshëm se për shkak të gabimit ose informacionit jo të plotë, mund të ndiqet për mashtrim (neni 146 i Kodit Penal), falsifikim dokumentesh (Art. 251 Kodi Penal) etj. Për këto vepra, mund të mbahet përgjegjës dhe mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet ose me gjobë. Për më tepër, gjobat deri në 100.000 franga shqiptohen për këdo që merr me qëllim një kredi nën Urdhrin e Garancisë së Solidaritetit COVID-19 me informacion të rremë ose që nuk i përdor fondet e kredisë për të siguruar nevojat e përmendura më lart të likuiditetit.

Nëse keni më shumë pyetje rreth kredisë Covid atëherë kontaktoni këtu: https://treuhandoffice.ch/kontakt/