Shkurt.ch
KF Hajvalia po stërvitet për ndeshjen ndaj Sionit në Zvicër
Ndeshja miqësore e KF Hajvalisë kundër skuadrës zvicerane Sion do të zhvillohet më 27 qershor në Zvicër.
Futbollistët e KF Hajvalisë kanë nisur të përgatiten për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojnë kundër ekipit nga Zvicra, Sion.
Skuadra e trajnerit Emin Bajrami që nga dita e mërkurë i ka nisur stërvitjet, ndërsa futbollisti i këtij klubi, Azem Ahmeti, tha se një pjesë të stërvitjeve do t’i zhvillojmë në Prishtinë, ndërsa pjesën tjetër do ta vazhdojmë në Zvicër.
„Do të mundohemi që në këtë ndeshje të paraqitemi sa më mirë”, ka thënë për KosovaLive Azemi.
Rezultati i arritur në këtë ndeshje nuk ka rëndësi të madhe.
“Do të mundohemi të tregojmë një lojë të mirë, për këtë arsye rezultati qëndron në plan të dytë. Mendoj që duhet t’iu jepet rast futbollistëve të rinj në këtë ndeshje. Ata duhet të dëshmojnë se futbolli dhe futbollistët kosovarë vlejnë”, ka thënë mesfushori Ahmeti.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












