Lajme
Kombëtarja e hendbollit me përzgjedhës të ri
Nën ethet e pritjes së paraqitjes së olimpionikëve kosovarë në Rio, sportistë tjerë kosovarë kanë filluar përgatitjet për sfidat që ata i presin në muajt e ardhshëm. Derisa basketbollistët të përforcuar me lojtarë nga jashtë do të marrin pjesë për herë të parë në kualifikime, hendbollistët kanë pasur përvojat e para në skenën evropiane. Për një paraqitje sa më të denjë në arenën evropiane, Federata e Hendbollit të Kosovës ka emëruar para disa javësh perzgjedhës të ri Taip Ramadanin, i cili sjell përvojë si lojtar dhe përzgjedhës i Kombëtares së Australisë.
Edhepse nga kontinenti i largët, Taip Ramadani nuk është i panjohur për skenën e hendbollit kosovar. Në vitin 2004 ai pati edhe disa paraqitje në fanelën e FHK-së në disa ndeshje ndërkombëtare.
“Me Taipin kemi pasur gjithnjë kontakt. I kemi besuar postin e përzgjedhësit dhe jemi të sigurtë se përvoja e tij do të na ndihmoj shumë në përparimin e hendbollit në vend”, flet për Albinfo.ch, Izet Gjinovci, sekretar i përgjitshëm i FHK-së.
“Na presin sfida të vështira në rrethin e parë te kualifikimeve për Kampionatin Evropian në vitin 2020 por besoj se stafi i trajnerëve me lojtarët nga vendi dhe nga jashtë, do të përgaditet maksimalisht për këto sfida”, përfundon Gjinovci optimist.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















