Shkurt.ch
Kompanitë zvicerane investojnë më shumë jashtë vendit
Zvicra është bërë më e pasur në tremujorin e tretë. 23 miliardë franga më shumë para kanë hyrë në vend sesa kanë dalë. Në tremujorin e parë të këtij viti suficiti arriti në 12 miliardë franga, tregon Banka Nacionale e Zvicrës (SNB).
Zvicra ka fituar në tremujorin e tretë në mënyrë të konsiderueshme më shumë për mallrat e eksportuara se sa ka shpenzuar mbi produktet e importuara.
Arsyeja për suficitit në tregtinë e mallrave është frangu i fortë. Të ardhurat nga eksportet, në anën tjetër, kanë mbetur pothuajse konstante. Por, kjo vetëm në saje të tregtisë së arit, me të cilin mund të kompensohet rënia e eksporteve të mallrave.
Sipas Bankës Nacionale të Zvicrës, arsyeja për rritjen e suficitit vjen kryesisht ngase investitorët e huaj kanë arritur që nga investimet e tyre në Zvicër të regjistrojnë të hyra më të ulëta. Me sa duket, frangu i fortë është gjithashtu përgjegjës për të.
Domethënë ka një rënie edhe në margjinat e kompanive zvicerane të eksportit, kështu edhe fitimet dhe dividendët e tyre kanë rënë.
Në përgjithësi, Zvicra në tremujorin e tretë ka eksportuar 20 miliardë franga zvicerane më shumë kapital se sa ka importuar. Në tremujorin e parë të këtij eksportit ishte vetëm 3 miliardë franga zvicerane. Faktori vendimtar për këtë tepricë të konsiderueshme është kryesisht një rritje të fortë në eksportin e kapitalit jashtë vendit.
Për këtë vendimtare ishin investimet e kompanive zvicerane jashtë vendit.
Firmat zvicerane kanë blerë kompani të tjera jashtë vendit. Në këtë rast, shpjegimi është i thjeshtë: kompanitë vendëse lëvizin nëpërmjet blerjeve ose me ndërtimin e centraleve të reja të prodhimit t nga Zvicra e shtrenjtë në vendet me kosto të ulët.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













