Kosova
Kompletohet kryesia e VV-së
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Para delegatëve të organit më të lartë të Lëvizjes, mbajti fjalën hyrëse kryetari, Albin Kurti.
Sipas një njoftimi nga VV-ja në mbledhje, është kompletuar kryesia e Lëvizjes ku nga tash numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të Kryesisë së Lëvizjes, si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin.
Ndërkaq në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe udhëheqëse e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Potera.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













