Kalendari

Konferenca: Emigracioni, mobiliteti dhe politika sociale

Transformimi postkomunist i shteteve të Evropës Juglindore ka konsistuar në përgjithësi në krijimin e institucioneve të zgjedhura, përfaqësuese dhe në ngritjen e tregjeve gjithnjë e më të hapura. Megjithatë, ky transformim shpesh nuk nuk ka çuar drejt ekonomive dhe demokracive të lulëzuara. Si pasojë e kësaj. Kemi pasur vazhdimësi të emigracionit ekonomik drejt Evropës Perëndimore nga ky rajon.
Konferenca, duke qenë e organizuar në periferinë e Evropës, në Maqedoni, synon të shqyrtojë natyrën e emigracionit bashkëkohor ekonomik, tendencat demografike në rajon, si dhe përfitimet dhe humbjet që dalin nga mobiliteti i popullsisë.

Duke qenë se faktorët e rëndësishëm shtytës tëemigracionit janë kushtet socio-ekonomike, konferenca mirëpret kontributet që trajtojnë politikën sociale në Evropën Juglindore, të shikuar nga disiplina dhe perspektiva të ndryshme. Nga ana tjetër, të gjitha këto tema do të korrespondojnë me trajektoret aktuale dhe të ardhshme të demokratizimit për rajonin.
Konferenca do të bashkojë historianë vendas dhe ndërkombëtarë si dhe studiues të shkencave sociale të cilët do të shqyrtojnë rrugë të reja kërkimi dhe debati akademik. Kjo konferencë mbahet në ambientet e Universitetit të krijuar rishtas, “Nënë Tereza” në Shkup, Maqedoni nga 3 deri më 4 maj 2018.