Bota
Konfirmohet: Irani hakoi fushatën e Trumpit
Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci të tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.
Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat.
Kandidati republikan për zëvendëspresident, J.D. Vance (djathtas), i fotografuar së bashku me ish-presidentin Donald Trump, ka qenë një kundërshtar i zëshëm i dërgimit të çdo ndihme në Ukrainë.
Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e dyshuar iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates së demokratëve për presidente, Kamala Harris.
“Komuniteti i inteligjencës është i bindur që iranianët kanë bërë përpjekje për të fituar qasje te individët e lidhur me fushatën presidenciale në të dyja partitë politike”, kanë thënë zyrtarë amerikanë të inteligjencës përmes një deklarate.
“Një aktivitet i tillë, përfshirë vjedhjet dhe publikimin e dokumenteve, ka për qëllim që të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve amerikane”.
Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë.
Fushata e Harrisit ka thënë javën e kaluar se ka qenë në shënjestër të një sulmi të tillë, ndonëse tentimet nuk kanë pasur sukses.
Agjencitë amerikane kanë thënë se këto taktika “nuk janë të reja” dhe kanë përmendur që Rusia dhe Irani kanë përdorur këso metoda edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale.
Mbetet e paqartë se çfarë informata mund të jenë vjedhur gjatë hakimit.
Trump ka thënë se hakerët kanë arritur të sigurojnë vetëm informacion publik. Sipas gjigantit Google, edhe fushata e presidenti aktual, Joe Biden, ishte shënjestruar prej hakerëve iranianë, para se ai të tërhiqej nga gara.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













