Kalendari

Konkurs për mësimdhënës – viti shkollor 2020/2021

“Shkolla Shqipe në Zvicër” shpall konkurs për mësimdhënës-e në gjuhën shqipe për disa pika shkollore, në Qytetin dhe Kantonin e Cyrih-ut, për në kantonin e Lucern-it, të Schafhausen-it, të Bern-it, të Basel-it, të Grabünden -it, të Appenzell-it etj.

Kandidatët duhet patjetër t’i plotësojnë këto kushte: – të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, – të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane, nivelin B1 – të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, pedagogji).

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë: Shkolla Shqipe në Zvicër, (Vaxhid Sejdiu), Oberlandstrasse 70, 8610 Uster, ose të gjitha dokumentet e skanuara në pdf, në adresën elektronike: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.

Zürich, 05. Korrik 2020 Shkolla Shqipe – Zvicër

Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator