Kalendari

Konkurs për një  mësimdhënës/e për pikën shkollore në Baar të Zug-ut

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” Zvicër

shpall:

KONKURS

për një  mësimdhënës/e për pikën shkollore në Baar të kantonit të Zug-ut për dy orë mësimi në javë

Konkuruesit duhet t’i plotësojnë, ndër të tjera, këto kushte:

  • Të kenë të rregulluar lejen e qëndrimit në Zvicër
  • Të njohin gjuhën gjermane së paku në nivelin B1
  • Të kenë të përfundurar shkollimin e lartë (Fakultetin e edukimit; Shkollën e lartë pedagogjike, drejtimet shoqërore; Fakultetin, drejtimet shoqërore)

Kërkesës duhet bashkëngjitur kopjen e lejeqëndrimit, kopjen e njohjes së gjuhës gjermane,kopjen e diplomës, jetëshkrimin  si dhe certifikatat mbi përvojën e punës.

Kërkesa të dërgohet në: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më 8 shtator 2019