E-Diaspora
Konsullata e parë e nderit e Kosovës në Finlandë
Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza
Sot do të hapet Konsullata e parë e nderit në Finlandë. Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.
“Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, deklaroi Jouni Lehtimäki, konsull nderi, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm. Bëhet e ditur se në Finlandë jetojnë mbi 12000 kosovarë.
Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitetin e parë Kosovë-Finlandë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.
Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi se do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës.
Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












