Lajme
Kontingjent ndihmash nga Austria për personat me nevoja të veçanta
Gjilani ka përfituar një kontingjent për personat me nevoja të veçanta, për familjet në nevojë dhe për shkollat fillore dhe të mesme, donacion ky i organizatës austriake “Rumanienhilfe”.
Donacioni, i cili kap vlerën e mbi 40 mijë eurosh, përfshin 40 karroca, 10 shtretër ortopedikë, 2 lifta hidraulikë, dyshekë e tavolina për shtretër, të cilat janë dorëzuar në organizatën “Handikos”, ndërkaq dërrasa të zeza, tavolina, karrika, fletore, etj., janë destinuar për shkollat e Gjilanit, përderisa nuk kanë munguar edhe veshmbathjet për familjet me gjendje të rëndë sociale.
Siç raportojnë mediat lokale, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkrahur këtë iniciativë në sigurimin e transportit dhe procedurave doganore.
Haziri ka falënderuar organizatën austriake për donacionin, ka thënë se mbështetja e popullit austriak dhe e bashkatdhetarëve tanë në diasporë është gjithnjë aktive dhe kjo dëshmon një lidhje emocionale dhe shpirtërore që ata kanë me vendin e tyre.
Hermann Hochreiter, drejtor i shoqatës bamirëse “Rumanienhilfe”, ka thënë se të gjitha mjetet e dhuruara janë funksionale, ndonëse të përdorura, duke shtuar se ky është kamioni numër 306 që e ka sjellë në Kosovë për familjet në nevojë.
Donacioni në fjalë ishte ndërmjetësuar falë angazhimit të bashkatdhetarit me prejardhje nga Gjilani, Rexhep Isufi.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












