Shkurt.ch
Korriku shënon rritje të lehtë të papunësisë
Krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, numri i të papunëve tregon një rënie prej 5.384 personash (-3,9%)
Sekretariati i Shtetit për Ekonomi (Seco) njofton rritjen e papunësisë për 323 persona në korrik. Por, shkalla e papunësisë mbetet në 3%.
Numri i të papunëve në Zvicër është rritur pak në korrik, pas pesë muaj rënieje. Ai është rritur për 323 persona në krahasim me muajin qershor, për të arritur në 133.926. Shkalla e papunësisë mbetet e pandryshuar, 3% e fuqisë punëtore.
Shkalla e papunësisë mbetet e palëvizshme edhe me nivelin më të ulët që nga vera e 2015-ës (gusht dhe korrik). Sa për kujtesë, ajo ishte ende në 3.7% në muajin janar. Krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, numri i të papunëve tregon një rënie prej 5.384 personash (-3,9%), tha të martën Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO).
Më shumë të rinj
Papunësia e të rinjve, shumë e analizuar, është rritur gjatë muajit korrik për 1.555 persona në krahasim me muajin paraprak, pra një rritje prej 2.8% të fuqisë punëtore në fjalë. Ndryshimi pasqyron ardhjen në tregun e punës të individëve, të cilët sapo kanë përfunduar trajnimin dhe kanë kërkuar punë.
Numri i vendeve të lira të shpallura në zyrat rajonale shënon 214 vende më pak se në korrik 2016, tregon SECO në një deklaratë.
Neuchâtel mbetet vendi që ka shfaqur shkallën më të lartë të papunësisë.
Një rritje e papunësisë për muajin korrik shënohet edhe në pesë prej gjashtë kantoneve frankofone. Vetëm Valais kishte një rënie të vogël të numrit të të papunëve, në 5005 (- 34), për një normë papunësie të pandryshuar.
Kantoni i Neuchâtel-it mbetet vendi që ka shfaqur shkallën më të lartë të papunësisë, me 5.3%. Menjëherë pas, Gjeneva ruan një koeficient prej 5.1% me një numër prej 12.044 të papunësh.
Cyrihu dhe Berna kanë shënuar stabilitet, asnjë ndryshim i theksuar.
Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në kantonin e Urit, me 0.7% (-0.1 pikë). Komuniteti i vogël i Zvicrës Qendrore ka vetëm 129 veta të papunë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht










