Kosova
Kosova, me ambasadë edhe në Karaibe
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se nga java e ardhshme do të akreditohet ambasadorja e Kosovës në Saint Kitts dhe Nevis.
“Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe. Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis”, kështu ka shkruar Pacollii në profilin e tij në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Ky shtet, e njohu Kosovën në vitin 2012 dhe që nga atëherë sipas Pacollit ka dhënë mbështetje të vazhdueshme.
“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar Pacolli.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













