Të tjera

Kosova problemi pse RTS nuk po transmeton Kampionatin e Basketbollit

Kampionati i Europës në Basketboll për femra, që po zhvillohet në Letoni dhe Serbi, nuk ka mundur t’i bishtnojë politikës.

Sërish problem është – Kosova.

Radiotelevizioni Publik i Serbisë, RTS, ka njoftuar se nuk do t’i emitojë më reklamat e Kampionatit Europian në Basketboll për femra për shkak se aty harta e Serbisë paraqitet pa Kosovën.

“Ndonëse shteti i vetëshpallur i Kosovës është anëtar i FIBA-s, gjatë këtij kampionati RTS nuk do t’i transmetojë materialet promovuese sepse janë të papranueshme për vendin tonë”, thuhet në komunikatën e RTS-it.

“Ashtu si të gjithë transmetuesit tjerë europianë që i kanë blerë të drejtat televizive për Kampionati Eeuropian në Basketboll për femra, edhe RTS e ka përfituar një pako të gatshme me promo, xhingla dhe materiale tjera promovuese”, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.

RTS ka kërkuar falje publike pasi të enjten, gjatë ndeshjes Serbia – Bjellorusia, e ka transmetuar një grafikë promocionale me hartën e Serbisë pa Kosovën.

Siç thonë: “Gabimisht”.