Futboll
Kosova thërret tifozët për përkrahje në Kupën e Zvicrës
Kosova e Cyrihut ka ftuar adhuruesit e futbollit që të vijnë ta përkrahin të shtunën në ndeshjen ndaj Lausanne-Sport në Kupën e Zvicrës
Kosova e Cyrihut të shtunën do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.
Skuadra shqiptare do të ndeshet me Lausanne-Sport në kuadër të 1/32 të Kupës së Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, dhe skuadra kuqezi i ka ftuar të gjithë për përkrahje maksimale, pasi kanë nevojë.
“Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Utogrund”, Dennlerstrasse 43, 8047 Zürich. Stadiumi hapet dy orë para fillimit të ndeshjes. Me këtë rast ftojmë Klubet e interesuara shqiptare të Futbollit që në mënyrë të organizuar të vijnë për ta ndjekur ndeshjen. Në mënyrë të organizuar kuptojmë, nëse anëtarët e një klubi vijnë me rekuizita (Veshje sportive të Klubit në fjalë) dhe të gjithë së bashku vijnë te porta e stadiumit. Për të gjithë anëtarët e Klubeve që vijnë në mënyrë të organizuar, hyrja është pa pagesë.
Ne do ndiheshim të nderuar nga prania e anëtarëve të secilit Klub”, është ftesa e skuadrës shqiptare.
Ky takim është shumë i rëndësishëm për skuadrën shqiptare.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Gusht 2018
- Ora18:00
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit18 Gusht 2018 - 20:00
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?