Kosovari kishte “një mal me borxhe”: dëbohet nga Zvicra, ku jetonte nga viti 1981

59 vjeçarit i ishte tërhequr vërejtja tri herë, me ç`rast i ishte kërkuar që të shlyente borxhet. Por ai, në vend se të përmirësonte gjendjen e tij financiare, hynte në borxhe të reja. Kështu, as Gjykata Federale tashmë nuk beson në përmirësimin e situatës në këtë drejtim.