E-Diaspora
Kosovari lirohet nga akuzat e ish-bashkëshortes për keqtrajtim
Gjykata dhe Prokuroria kanë ardhur në përfundim se kosovarja 35-vjeçare nuk i ka bërë përpjekjet e nevojshme të pajiset me vizë, për tu paraqitur në Gjykatë. Në këtë mënyrë, ish bashkëshorti i saj u lirua nga të gjitha akuzat
Një kosovar 43-vjeçar është liruar nga akuzat për përdhunim dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, nga Gjykata rajonale në Delmenhorst të Gjermanisë. Një kërkesë të tillë e kanë bërë pala mbrojtëse, por edhe Prokuroria.
Gjykata e përkrahi vlerësimin e prokurorit se faktet nuk kanë mundur të dëshmohen.
Akuzat ndaj kosovarit me vendbanim prej gjashtë vitesh në Delmenhorst dhe pa ndonjë dosje policore, kanë qenë të rënda. Ai akuzohej se në tre raste e ka keqtrajtuar gruan e tij që tashmë është ndarë dhe në dy raste e ka detyruar në marrëdhënie intime pa dëshirën e saj, transmeton albinfo.ch.
Gruaja 35-vjeçare dhe kosovari ishin martuar në Kosovë, ku për momentin ajo ende banon. Veprat për të cilat akuzohej kosovari, duhet të kenë ndodhur në mes të dhjetorit 2014 dhe gushtit 2015, në banesën e çiftit të atëhershëm, në Delmenhorst.
Kosovarja është dashur të shkojë në spital për shkak të shtatzënisë me bineq lidhur me ankesat gjatë shtatzënisë, shkruan “Osnabrücker Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Atje, ajo i rrëfeu një pacientes me gjuhë të çalët gjermane për dhunën që po e përjetonte nga bashkëshorti dhe me këtë rast u involvua edhe policia. Fillimisht, akuza përqendrohej vetëm në lëndime trupore, ndërsa pas hetimeve policore, erdhi në pah edhe akuza e përdhunimit.
Mirëpo, deklaratat e saj të ndryshme nuk janë përputhur me akuzat, që ka shkaktuar dyshime në akuzat e parashtruara.
Gjykata dhe Prokuroria kanë ardhur në përfundim se kosovarja 35-vjeçare nuk i ka bërë përpjekjet e nevojshme të pajiset me vizë, për tu paraqitur në Gjykatë. Në këtë mënyrë, ish bashkëshorti i saj u lirua nga të gjitha akuzat.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














