Sport

Krasniqi viziton vendlindjen

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, nuk e harron asnjëherë vendlindjen e tij, Junik.

Krasniqi ndodhet në vendlindje, ku ka vizituar Komunën e Junikut, thuhet në njoftimin e kësaj komune, përcjell albinfo.ch.

Krasniqi ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Heidi Lushtaku dhe trajneri Sepp Maurer.

“Ne si komune e falënderojmë qe vizitoi vendlindjen, gjithashtu e falënderojmë edhe për angazhimin e tij profesional”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Haxhi Krasniqi kohë më parë u shpall kampion i Evropës, derisa synon të shpallet edhe më i miri në botë.