Kultura
Kreshnik Ibrahimi shfaq komedinë “Gurbetçari” në teatrin e Munihut
I njohur për rolet e tij të shumta, aktori Kreshnik Ibrahimi prej gjashtë muajsh është shpërngulur për të jetuar në Munih të Gjermanisë.
“Ramushi i vogël”, siç njihet në opinion, më të mbërritur në mërgim ka filluar punën për të sjellë projektin e tij të parë para publikut shqiptar të diasporës. Të dielën, më 9 prill, në Bürgerhaus Gräfelfing të München-it nga ora 20.00 do të shfaqet me stand –up komedia “Gurbetçari”.
“Është një ide e kamotshme që në diasporë të sjell diçka ndryshe, një stand-up komedi. Duke qenë që tashmë edhe vetë jam gurbetçar, si të gjithë bashkatdhetarët e mi, vendosa të sjell pikërisht këtë komedi që flet shqip, e cila do të jetë e para që do të shfaqet në skenën e këtij teatri gjerman”, thotë Kreshniku për albinfo.ch, duke shtuar se skenari është punuar në bashkëpunim me aktorin Simon Tanushi, ndërsa regjia nga vetë ai. Kreshiku shprehet se komedia do të zgjatë afërisht një orë, ku do të këtë situate të shumta humori, të cilat do të servohen nga ai përmes 15 personazheve artistike. “Qëllimi im dhe i gjithë stafit tim ka qenë që publikut shqiptar t’i sjellim një natë ndryshe, pra të qeshim të gjithë së bashku. Të qeshim me realitetin tonë të gurbetçarit që është sa i bukur, aq edhe i hidhur nganjëherë. Dhe, në fund qëllimi kryesor është që teatri gjerman të flasë dhe të duartrokasë shqip”, pohon ai. Aktori Ibrahimi pret nga diaspora shqiptare që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një natë të paharruar. Ai mendon se pas premierës në Munih, ta shfaqë këtë komedi edhe në vende dhe shtete të tjera, ku jeton diaspora shqiptare.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri Kreshnik Ibrahimi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Aktorë
E-Diaspora
-
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata edhe në kufirin Serbi – Hungari Aktualisht pritjet në kufirin Serbi – Hungari janë deri në tri kilometra...
-
A mund të dëbohet nga Zvicra një person që ka jetuar disa dekada në këtë shtet?
-
Tre të vdekur pas përmbysjes së furgonit kontrabandist në Austri
-
Sonte, “nata e yjeve” në Zvicër
-
Saarbrücken, Gjermani
12 vjet burg kosovarit për mashtrime prej 32 milionë eurosh përmes internetit
Jeta në Zvicër
-
Si të gjeni punë në gjuhën angleze në Zvicër Zvicra është një vend shumëgjuhësh, por anglishtja nuk është një nga katër gjuhët kombëtare...
-
Betejat alpine: Delet zvicerane luftojnë shkurret pushtuese
-
Zvicër: Ministrja e Energjisë mbron strategjinë mes frikës së ndërprerjeve të energjisë
-
A mund të dëbohet nga Zvicra një person që ka jetuar disa dekada në këtë shtet?
-
Zvicra do të përdorë qentë për të zbuluar murtajën afrikane të derrave