Teatër
“Studio Aktrimi” kthehet në skenë me shfaqjen “Cili është idioti”
Shfaqja jepet më 1 prill 2022 në Feldkirch (St.Gallen), me fillim në orën 19.30
“Studio Aktrimi”, Cyrih kthehet në skenë me shfaqjen e suksesshme “Kush është idioti” të autores Muza Pavlova. “Pas një kohe të gjatë si pasojë e gjendjes pandemike, “Studio Aktrimi” pas lehtësimit te masave kunderpandemike, ka vendosur që të rikthehet në skene dhe te takohet sërish me publikun tonë të mrekullueshëm qe per vite të tëra na mbeshtet dhe duartroket”.
Kështu shkruan në një postim në facebook Ramadan Morina, në emrin e “Studio Aktrimi”.
Morina më tutje thotë për albinfo.ch se synim i kësaj trupe teatrore është që shfaqja të jepet edhe në disa qytetet të tjera të Zvicrës.
Ai me këtë rast falënderon Shoqatën Kulturore “Sharri” e cila “ishte këmbëngulëse që këtë rikthim ta nisim nga ambientet e sallës së shoqatës”, vazhdon njoftimi.
“Ju lutemi që për shkak të kërkesave të shumta të shfrytëzoni numrin e telefonit që është ne pllakat për të bërë me kohë rezervimet!”, thuhet në fund të njoftimit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Prill 2022
- Ora19:30
- LokacioniWaldkirch (SG)
- Data e përfundimit13 Mars 2022 - 21:00
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane Disa kandidatë që aplikojnë për shtetësi zvicerane në qytetin e Cyrihut do të paguajnë më pak...
-
Çka është letra e referencës që ju nevojitet për nënshtetësinë zvicerane?
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga