Kosova
Kurti pritet nga kancelari austriak Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian i Kosovës
Në vizitën zyrtare në Austri, kryeministri në detyrë diskuton thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austri, ku është pritur në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, bashkëpunimin ekonomik, si dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve ka qenë edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen e Austrisë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Kurti do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku do të trajtohen temat e bashkëpunimit ekonomik rajonal, investimeve të huaja dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora Procesi fillon në ora 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, mediat ftohen të përcjellin zhvillimet... -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit -
Gjermani
Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton regjistrin kombëtar për borxhet, synohet luftimi i abuzimeve Sistemi i ri do të centralizojë të dhënat e përmbarimit për të parandaluar shmangien e borxheve... -
Gjeneva forcon kufirin me Francën, vendosen blloqe betoni në pikat kufitare -
Pritje deri në dy orë në aeroportet e Zvicrës për udhëtarët nga SHBA dhe Britania -
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë Zvicrën, rrezikohet zhvendosja e kampit stërvitor -
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus













