Kosova

Kurti uron Distria Krasniqin: Me zemër jam me ju në Tokio

Për fitoren e Distria Krasniqit në Tokio ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se me zemër është me sportistët e Kosovës në Tokio.

Postimi i tij i plotë:

DISTRA E ARTË

Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio.