Kosova
Bejtush Gashi, ministër i ri i Punëve të Brendshme
Ai u emërua në postin e të parit të rendit në Kosovë, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt, të cilën ia kërkoi kryeministri Ramush Haradinaj
Bejtush Gashi, që u emërua sot në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në atë të Arkitekturës, atë të Elektroteknikës, si dhe ligjëroi edhe në disa kolegje private.
Gjatë vitit 2006-2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell albinfo.ch.
Gashi në vitin 2005 mori titullin Doktor Shkence me mbrojtjen e tezës “Prania ushtarake në Kosovë në periudhën 1945-1990”, “Spiro Moisiu”, në Tiranë.
Ai i u lind më 27 korrik 1957, në Prishtinë. Është anëtar i Aleancës Kosova e Re. Para se të emërohej në krye të MPB-së, ishte zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai u emërua në postin e të parit të rendit në Kosovë, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt, të cilën ia kërkoi kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se kishte humbur besimin te Sefaj pasi nuk e kishte raportuar paraprakisht për ngjarjen rreth arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













