Muzikë
Lahaj premton mbrëmje mbresëlënëse në kryeqytetin pa sallë koncertale
Njëzet vjet më parë, ai e kishte shkelur Prishtinën bashkë me karabinierë italianë. Sonte dirigjenti italian, David Crescenzi, do të jetë pjesë e koncerti të hapur në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.
Bashkë me tenorin Ramë Lahaj dhe baritonin Kiril Manilov, ai do të jetë pjesë e koncertit të hapur që do të sjellë muzikë klasike në Prishtinë. Është pagëzuar “Ramë Lahaj dhe miqtë”.
Në konferencën për media, të mbajtur të mërkurën në Komunën e Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se ky koncert do të ofrojë një ngjarje fantastike për adhuruesit e muzikës.
“Pas një koncerti të suksesshëm të Filarmonisë së Kosovës, kemi vendosur që gjatë këtyre Ditëve të Diasporës, publikut të Prishtinës dhe Kosovës t’i ofrojmë edhe një eveniment tjetër fantastik”, ka thënë ai.
Duke folur për koncertin, Lahaj ka bërë të ditur se do të ketë disa “surpriza” në programin që do t’i përshtatet një koncerti të hapur.
“Audienca jonë është relativisht e re në muzikën serioze. Ne nuk kemi ende një sallë koncertale, prej së cilës do të krijohej një repertor i rregullt. Nuk është problemi te shija, por te mungesa e infrastrukturës. Vendi ku Filarmonia mban prova lë shumë për të dëshiruar. Është e patolerueshme që edhe njëzet vjet pas luftës ende të mos ketë një sallë koncertesh. Edhe në intervista e kam thënë që një sallë e madhe do të hynte në punë, si për Filharmoninë, ashtu edhe për Baletin e Teatrin”, ka theksuar Lahaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat