Kosova
Lajm i rremë: Xhamajka mohon njohjen e shtetit të Kosovës
Ditën e djeshme shumë politikanë të Kosovës ‘trumpetuan’ njohjen e pavarësisë edhe nga një shtet tjetër, Xhamajka, entuziasmi është thyer nga një reagim zyrtar i këtij shteti.
Ka qenë vetë ministrja e Jashtme e Xhamajkës që ka mohuar zërat që Xhamjaka ka njohur Kosovën. Me anë të një reagimi në faqen e saj zyrtare në Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo. Ministria e Punëve të Jashtme e Xhamajkas nuk ka lëshuar njoftim për këtë rast.
Kujtojmë se në ditën e djeshme ishte pikërisht Presidenti Thaçi, i cili tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.
“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?