Maqedonia

LAJMI I FUNDIT: Maqedonia ndryshon emrin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë siç raportoi gazetari ynë nga Kuvendi, gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’u drejtohet kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve, të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese. Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.