Lajme

“Let’s Do It Kosova”, përgatitje për organizimin e Ditës Botërore të Pastrimit

21 shtatori do ta vendosë Kosovën në hartën e vendeve që prioritet e kanë mbrojtjen e mjedisit

Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 21 shtator – ditë kjo që shënon mobilizim më të madh qytetar në gjithë botën në luftën kundër ndotjes që shkaktojnë mbeturinat – Ditën e Pastrimit të Botës.

Kosova është përzgjedhur nga “Let’s Do It World” si përgjegjës për fushatën e këtij eventi. Përveç këtij viti, Kosova do ta koordinojë Ditën e Pastrimit të Botës edhe në vitin 2020.

21 shtatori do ta vendosë Kosovën në hartën e vendeve që prioritet e kanë mbrojtjen e mjedisit.

“Let’s Do It World” përmes një videoje sensibilizuese, e cila do të transmetohet te më shumë se 150 shtete të botës bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit.

30 ditë nga Dita e Pastrimit të Botës [World Cleanup Day]

🍃 Të gjithë duhet ta duam dhe ta ruajmë mjedisin si Viola 🌷🍃 Ëndrra e Violës është e thjeshtë: të zgjojë 💚 e të gjithë neve dhe së bashku 🤝 të jemi pjesë e grupit që e bën ndryshimin 💪👊.Edhe 30 ditë na ndajnë nga Dita Botërore e Pastrimit 🗓📍🍃 21 shtator ♻️🌍Bëhu pjesë e ndryshimit ♻️🌍💚

Publiée par Let's Do It Kosova sur Mercredi 21 août 2019