Gjuha

“Lexim muzikor, koncert me shkrim”, nga autorë shqiptarë dhe zviceranë

Promovim libri tregjuhësor: "Fluturim me karrocë të zjarrtë", Flug mit der Feuerkutsche – Flight with the Carriage. Më 19 dhjetor, në orën 19 në Loge, Luzern

“Die Diebe” (Hajdutët) promovojnë librin e tyre ndërdisiplinor dhe ndërnacional, të botuar rishtas.

Paraqiten: Bardhec Berisha, André Schürmann, Peter Bräm, Lili Vanilly, Besi Berisha dhe Bujar Berisha.

Nga ora 18:30 do të ketë pite të shijshme, të gatuara nga Bore Berisha.

“Fluturim me karrocë të zjarrtë”, është diçka që perceptohet me të gjitha shqisat, riprodhohet përmes një ndjenje dhe përsëri përmes syve dhe veshëve bëhet e perceptueshme. Një ndjeshmëri e trefishtë apo edhe e katërfishtë, e cila më pas përsëri i përshkon njerëzit, si dhe shqisat dhe ndjeshmërinë e tyre, të kuptueshme në reflektimet e tyre personale në libër. Ndër të interesuarit janë Lea Brun, shkencëtare e historisë se artit dhe kulturës në Basel, dhe Katharina Thalmann, gazetare e pavarur kulturore në Luzern.

Këto reflektime pasqyrohen në bazë të parë përmes fotografive, tingujve dhe shkrimit, në një fragment nga një libër i Prend Buzhalës, përkthyer në gjermanisht nga Bardhec Berisha, në anglisht nga Adi Blum. Prend Buzhala është autor dhe kritik letrar në Kosovë, Bardhec Berisha autor dhe përkthyes në Emmenbrücke, Adi Blum autor në Bern. Në këtë Foto – tingull – libër, fragmenti shoqërohet nga interpretimi i tij i dytë, fotografitë, në laps në shkëlqimin e zymtë nga Peter Bräm, ilustrues në Luzern. Gjithashtu pjesë e këtij libri me pamje të shëndoshë është edhe muzika. Muzika ishte improvizuar pas leximit të tij nga të gjithë muzikantët së bashku, në Studio C në Prishtinë, Kosovë, Dritero Nikqi, Flamur Mahmutxhiku, Besi Berisha, Julian Wettach dhe Bujar Berisha luajtën me instrumentet e tyre përkatëse, kurse fragmentin e lexoi Prend Buzhala. Këta muzikantë, pjesërisht jetojnë në Kosovë, e pjesërisht në Zvicër.

Ne (Die Diebe) e kemi kombinuar përsëri këtë muzikë me fragmentin e tekstit nga Prend Buzhala, me zërin e autorit, përsëri drejtpërdrejt Soundfile të librit, i cili është në dispozicion këtu: www.diediebe.ch/feuerkutsche.

Ne tani kemi interpretime të ndryshme për të njëjtën bazë nga njerëz të ndryshëm me instrumente të tyre. Kështu krijohen botë të reja, të pashembullta që kurrë më parë nuk mund të përjetohej në një mënyrë sensuale.

Gjithashtu të enjten, 19 dhjetor 2019, në orën 19, në Loge të Luzern-ës do të krijohen botë të reja. Gjatë 75 minutave që lexojmë nga libri me tinguj fotografish, ndoshta do të ketë edhe reflektime të reja, fotografitë e Peter Bräm janë në origjinal, Besi Berisha na shoqëron më muzikë.

Ju mirëpresim, i gëzohemi prezencës së juaj, derisa sa ju e shijoni performancën.

“Fluturim me karrocë të zjarrtë” mund ta porositni këtu në dyqanin tonë: http://zentrale.shop/produkt/flug-mit-der-feuerkutsche/

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI