Lajme
Lexim nga romani i Stefan Çapalikut “Tirana, një ëndërr e shkurtër”
Leximi i fragmenteve nga një roman turbulent me histori dashurie nga koha e luftës do të zhvillohet më 1 tetor në orën 18:30 në Graz
GRAZ. “Tri histori dashurie në kohë lufte: njëra në Romë, tjetra në Salzburg dhe e treta në Tiranë. Një në botën artistike, një në një manastir, një në Shqipërinë e atëhershme të përfshirë nga lufta. Një roman emocionues dhe turbulent”. Kështu e prezanton organizatori, Biblioteka Shtetërore e Steirmarkut, në Graz, romanin e shkrimtarit të njohur shqiptar, Stefan Çapalikut “Tirana, një ëndërr e shkurtër”, transmeton albinfo.ch. Pjesë të romanit të përkthyer në gjermanishte do të lexohen më 1 tetor në këtë bibliotekë.
Zuzana Finger e ka përkthyer romanin në gjuhën gjermane dhe do ta prezantojë atë, bashkë me autorin.
Në vazhdim, jepet shkurtimisht përmbajtja e romanit: Një pikë boshe në historinë tonë evropiane: Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Së pari pushtimi nga Italia fashiste, që përbënte një tronditje për shqiptarët, sepse marrëdhëniet e tyre me shtetin fqinj kishin qenë mjaft miqësore prej shekujsh. Më pas, në vitin 1943: Italia kthehet në anën e aleatëve (kundër fashizmit), ushtarët italianë ikin ose bashkohen me partizanët shqiptarë. Këta të fundit luftojnë kundër forcave pushtuese gjermane, ashtu sikurse më parë kundër pushtuesve italianë, marrin pjesë në fshehjen dhe shpëtimin e hebrenjve nga gjermanët dhe marrin pushtetin pas tërheqjes së gjermanëve, një pushtet që së shpejti çon në një diktaturë pas luftimeve të brendshme…
Leximi fillon në orën 18.30 dhe mbaron në orën 20.30. Hyrja, falas.
Adresa: Steiermärkische Landesbibliothek, Veranstaltungssaal, Kalchberggasse 2 / Joanneumsviertel, 8010 Graz
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Tetor 2024
- Ora18:30
- LokacioniGraz
- Data e përfundimit25 Shtator 2024 - 18:00
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave














