Lajme
Libri “Gjuha shqipe, dritë e diturisë 2”, një mundësi më shumë për mësimin e shqipes në Austri
Autori i librit shprehet se materiali mësimor është mjaft i kuptueshëm me një gjuhë të rrjedhshme letrare ashtu që fëmija të flet e të shkruan më lehtë gjuhën shqipe
Shkrimtari Izri Rexha botoi këtë javë librin më të ri për gjuhën shqipe, të titulluar “Gjuha shqipe dritë e diturisë 2”. Autori i librit dhe mësuesi i mësimit plotësues shqip në Austri, Izri Rexha ka thënë për albinfo.at se vetë emërtimi tregon se ky libër do të rrezojë gjithandej ku janë shqiptarët. Sipas tij, deri tani nuk ka pasur një libër të tillë që fëmijët lehtë dhe kuptueshëm të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre të gjuhës shqipe.
“Në fillim të librit është poezia e autorit “Gjuha shqipe” që fëmijën e motivon më shumë të jetë pjesë e dashurisë ndaj gjuhës shqipe ashtu sikur se e do ai vetë nënën.
Temat në vijim fillojnë me “Rina në shkollë” ku e mëson fëmijën me mjetet shkollore si dhe nocionet elementare të klasës, duke vazhduar me gramatikë “Foljet ose fjalët që tregojnë kohën”. Më tutje kemi temat “Shkronjat e bashkuara” e mandej shumë tema që i duhen më shumë fëmijës si psh: “Pemët janë pjekur” ku flitet për llojet e ndryshme të pemëve të përcjella me fotografitë e tyre”, tregon autori Rexha.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Lena Grafikë” në Prishtinë, i korrektuar nga shkrimtari Halil Xani.
Autori i librit shprehet se materiali mësimor është mjaft i kuptueshëm me një gjuhë të rrjedhshme letrare ashtu që fëmija të flasë e të shkruajë më lehtë gjuhën shqipe.
“Në këtë libër i kushtohet një rëndësi e veçantë shkronjave, dhe duket në çdo temë sikur përsëritet abetarja por tani duke i shkruar nga dy shkronja së bashku. Në libër ka edhe ilustrime me ngjyra si dhe disa vizatime që kur lodhet nxënësi të ketë mundësi për një pushim aktiv.
Libri i ka edhe katër teste ashtu që të vlerësohen njohuritë e nxënësve si dhe zgjidhjet e detyrave në fund të librit, prandaj është mjaft i lehtë, që të punojnë edhe prindërit me këtë tekst shkollor”.
Libri është paraparë të ketë dy pjesë si dhe një fletore pune, por thotë autori i librit që deri tash askush nuk i ka ndihmuar për t’a botuar librin. “As Ministria e Arsimit të Kosovës, e as ajo e Austrisë dhe asnjë biznes shqiptar apo shoqatë nuk më kanë përkrahur”, shprehet ai.
Shkrimtari Izri Rexha deri më tash ka botuar në lëmin e gjuhës shqipe “Bazat e gramatikës për gjuhën shqipe” 2012 në Prizren, “Gjuha shqipe 5” 2020.
Ndërkohë edhe dy libra “Gjuha shqipe 3 pjesa A, dhe Gjuha shqipe 3 pjesa B” janë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese “Berati” në Prizren ku bashkë me librin “Fletore Pune 3” pret që të botohen në muajt në vijim.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor