Lajme
Lirohet mërgimtari i arrestuar nga policia serbe
I arrestuari Xhavit Sali Kolgeci, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e po ashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002
Mërgimtari nga Suhareka, Xhavit Sali Kolgeci, i cili u arrestua nga Policia Serbe në kufirin serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë është liruar. Lajmi është konfirmuar nga Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj, raporton albinfo.ch.
Xhemaj ka thënë se misioni diplomatik dhe në veçanti Ministri Enver Hoxhaj në momentin që kur e kanë marrë lajmin për arrestimin e tij ka kërkuar me urgjencë trajtimin e rastit.
Ai ka treguar se është arritur të mundësohet lirimi i shtetasit nga Kosova që jeton në Slloveni.
I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e po ashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Nezir Kolegeci, i cili ka thënë se kanë qenë të shokuar me arrestimin e Xhavitit, derisa ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk i kanë dhënë aspak informacione.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













