Autotech

Lirohet nga burgimi shefi i Samsungut

Shefi i Samsungut, Lee Jae-yong, është liruar nga burgimi pasi një gjykatë jugkoreane ka suspenduar dënimin e tij prej pesë vjetësh për dhënie ryshfeti ish-kryetarit të shtetit.

Një gjykatë apeli e mbështeti pjesërisht dënimin, por përdori mundësinë e saj për ta liruar nga vendimi.

Vendimi, megjithatë, tani pritet të apelohet sërish në Gjykatën Supreme, transmeton Albinfo.ch.

Skandali i Lee Jae-yong shpërtheu vitin e shkuar, kur u kuptua se kishte dhuruar miliona në një kompani të presidentit të vendit, në mënyrë që të marrë favorizime politike.