Autotech
Lista serbe nuk do ta formojë AKS-në njëanshëm
Presidenti Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se serbët e Kosovës nuk do ta formojnë në mënyrë të njëanshme Asociacionin e komunave me shumicë serbe, edhe pse një gjë të tillë e kishin paralajmëruar.
Vuçiq ka kërkuar nga ta që të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq tha se sot do të bisedojë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke konfirmuar se temë kyçe do të jenë raportet mes Beogradit e Prishtinës. “Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare. Kanë thënë se për tre muaj e gjysmë do të dalin me statutin e Asociacionit. Serbia do të presë edhe tre muaj e gjysmë”, ka deklaruar presidenti serb.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















