Kosova
Lista Serbe paralajmëron largimin nga Qeveria e Kosovës
Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë nismë, Lista Serbe ka kumtuar se do ta njoftojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu thuhet në deklaratën e Listës Serbe të lëshuar për gazetarë pas zhvillimeve që pasuan arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legal të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Dialogu në këso rrethana, thuhet në deklaratë, nuk ka kurrfarë kuptimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











