Lajme
Luan Bardi, kandidat për Këshillin Bashkiak të Payerne-it në Zvicër
Luan Bardi ka shpallur kandidaturën e tij, si këshilltar komunal në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Payerne-it në Zvicër.
Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në Zvicër, duke kandiduar për një vend ku ata jetojnë. Së fundmi, edhe Luan Bardi ka shpallur kandidaturën e tij si këshilltar komunal në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak Payerne në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Luani vjen nga rradhët e partisë PLR, dhe për të dytën herë është pjesë e listës së kandidatëve në garë, për zgjedhjet të cilat do të mbahen në zonën elektorale në Payerne më 7 mars 2021, shkruan albinfo.ch.
Luani është 30 vjeç, ka lindur në Payerne dhe punon në një kompani lokale të specializuar në rrjetet e ujit nëntokësor si bashkëpunëtor Administrativo-Teknik.
Vlen të theksohet se Luani ka qenë këshilltar bashkiak për 4 vite, por edhe president i JLR Broye-Vully, anëtar i komitetit Broye Vully dhe kandidat për Këshillin Kombëtar në vitin 2019
Ai është i pasionuar pas ndërtimit, dhe shprehet se kohën e tij të lirë, jashtë angazhimeve të punës, e kalon duke mirëmbajtur, rinovuar dhe zhvilluar disa ndërtesa, të fituara me kalimin e kohës në Payerne, ku si udhëzues ka pasur jo vetëm një këshilltar të shkëlqyeshëm, por edhe një person me burime të vërteta të njohurive në këtë fushë, babain e tij.
Luani ka një mesazh për votuesit me të drejtë vote në Payerne:
“Të dashur miq, ndoshta rrethanat aktuale iu kanë mërzitur aq çuditërisht, saqë zgjedhjet janë gjëja e fundit për të cilën dëshironi të mendoni. Mirëpo, e nesermja po ndërtohet sot! Pra, nëse doni të më mbështesni, merrni listën e PLR nga Këshilli Bashkiak, shtoni Luan Bardi. Merrni gjithashtu listën PLR të Komunës dhe futni 2 listat në zarfin e verdhë. Nëse nuk jeni të sigurt mund të më kontaktoni direkt në facebook, do të isha i lumtur t’ju ndihmoj ! Faleminderit për mbështetjen tuaj!” ka shkruar Luan Bardi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?