Kalendari

Lukas Mandl, tubim me shqiptarët në Baden të Austrisë

Eurodeputeti i njohur austriak, miku i dëshmuar i shqiptarëve, Lukas Mandl, do të kandidojë për t’u rizgjedhur për të tretën herë deputet në Parlamentin Evropian.

“Në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, më 06-09 qershor, Lukas Mandl fton komunitetin shqiptar të kalojmë një pasdite së bashku”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.at.

Ky tubim, i cili bashkorganizohet nga shoqata “17 Shkurti”, pritet të mbahet më 13 prill, duke filluar nga ora 14:00, në: Halle B, Walterdorf Straße 40, 2500 Baden.


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit13 Prill 2024
  • Ora14:00
  • LokacioniBaden (Austri)
  • Data e përfundimit4 Prill 2024 - 10:00