Kalendari

Manifestim në përfundim të vitit shkollor 2018/2019

Ruajtja e gjuhës shqipe përbën në mënyrë absolute një nga vlerat më të rëndësishme që na gëzojnë si komb. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin e Argaut organizon manifestimin kushtuar përfundimit të vitit shkollor 2018/2019.

Manifestimi do të mbahet më 23 qershor 2019, duke filluar në orën 14:00, në këtë adresë: Mehrzweckhalle Dorf, Hauptstrasse 20, 5024 Küttigen /AG

Në këtë manifestim janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar deri më tani personalitete të shquara shkencore nga trojet tona, gazetarë të medieve, si dhe i tërë programi do të përcillet nga ekipi i RTK-së.

Në emër të Këshillit organizues:

Riza Demaj