Jeta në Zvicër
Maqedonasi dënohet me 3500 franga pas rrahjes me përgjegjësin zviceran
Gjykata e ka dënuar shtetasin maqedonas për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore me një gjobë prej 500 frangash zvicerane, me vërejtje se duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në një vlerë prej 3.000 frangash
Pas një mosmarrëveshje rreth punimeve në rrugë, përgjegjësi zviceran dhe një shtetas maqedonas kanë filluar zënkën duke e goditur njëri-tjetrin dhe më pas rrëzohen.
Kolegët e tyre në afërsi, fillimisht e tërheqin atë që ka qenë sipër, nga zvicerani që ka përfunduar nën të.
Edhe pas kësaj vazhdojnë debatet verbale dhe gjithçka qetësohet. Përderisa zvicerani kthehet sërish në punë, shtetasi maqedonas është larguar nga kantieri në Meggen, me zemërim, njofton albinfo.ch.
Dy vite më vonë, ata përballen me njëri-tjetrin para Gjykatës në Kriens. Akuzuesi (zvicerani) nuk ka dashur ta tërheqë padinë, pasi askush nuk i ka kërkuar falje. Në këtë mënyrë, qëndrimet e kundërshtarëve janë ashpërsuar, shkruan “Neue Luzerner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
“Një kantier nuk është kopsht me lule, kjo është e qartë. Pas mosmarrëveshjes, ai më tha se nuk ishte zviceran dhe duhej të kem kujdes. Pas kësaj më kapi për gjoksi”, ka deklaruar zvicerani.
Deklaratë të ndryshme ka dhënë shtetasi maqedonas, duke nënvizuar se përgjegjësi e ka trajtuar ndryshe nga fakti se ai është nga Maqedonia. Pas mosmarrëveshjes midis tyre, zvicerani i ka hedhur veglat e punës dhe është nisur në drejtim të tij. “Në ora 09.00 ai e kishte konsumuar një birrë, e cila e bënte edhe më agresiv”, ka pohuar shtetasi maqedonas.
Në të vërtetë, konsumimi i alkoolit gjatë punës nuk është i ndaluar në mënyrë eksplicite, por për shkak të sigurimeve në rast fatkeqësie, nëpër shumë kantiere, ai është i ndaluar rreptësishtë.
Në seancë u dëgjuan akuza dhe kundërakuza, prandaj Gjykata e ftoi një dëshmitar, i cili nuk kishte vërejtur se kush-cilin e ka goditur, shkruan më tej albinfo.ch.
Më në fund, fjalën e mori pala mbrojtëse e cila ka deklaruar se edhe klienti i saj është lënduar dhe se kundërshtari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Megjithatë, Gjykata e ka dënuar shtetasin maqedonas për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore me një gjobë prej 500 frangash zvicerane, me vërejtje se duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në një vlerë prej 3.000 frangash. Ky i fundit ka parashtruar ankesë ndaj vendimit gjyqësor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














