Lajme
Maqedonia shet objektin e konsullatës në Cyrih, trashëgimi nga ish-Jugosllavia
Për Konsullatën në Cyrih Qeveria kërkon 3.000.000 franga zvicerane, ndërsa çmimi fillestar për ambasadës në kryeqytetin australian është 1.100.000 dollarë australianë
Qeveria e Maqedonisë shet objektet e Konsullatës në Cyrih (Zvicër) dhe Canberra (Australi), të fituara në rrugë të suksesionit të pasurisë dimplomatike dhe konsullore të ish-Jugosllavisë, njoftojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe vendimi tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Pse po i shet Maqedonia ambasadat dhe pse do të shpenzohen paratë, nuk jepet asnjë shpjegim, thonë mediat në Shkup.
Për Konsullatën në Cyrih Qeveria kërkon 3.000.000 franga zvicerane, ndërsa çmimi fillestar për ambasadës në kryeqytetin australian është 1.100.000 dollarë australianë. Në njoftimin e ambasadës në Kanberra thuhet se është në shitje vetëm objekti, ndërsa në Zurich, përveç objektit të konsullatës, është në shitje parcela e tokës.
Përndryshe, nga ndarja e misioneve diplomatike dhe konsullore në ish-Jugosllavi më 2006 Maqedonia kishte përfituar katër ndërtesa nga Ambasada e ish-Jugosllavisë: në Canberra, Australi, Seksionin Konsullor në Ambasadën e ish-Jugosllavisë në Athinë, Greqi, apartamentin përfaqësues në Romë, Itali, si dhe objektin në Cyrih.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












