E-Diaspora
Mashtroi me dokumente, shqiptarja dënohet me 14 muaj burg
Gjyqtari Jeremy Jenkins deklaroi se pavarësisht situatës së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej, falsifikimi i dokumenteve është një vepër penale që nuk tolerohet. Për këtë arsye, Gjykata e dënoi Fatmira Tafën me 14 muaj burgim
Një shqiptare është dënuar me 14 muaj burg në Britani, pasi ka përdorur identitet të rremë.
Mediat angleze, ndër to edhe “Daily Mail” dhe “The Sun”, shkruajnë se 31-vjeçarja Fatmire Tafa, ka përdorur dokumente greke të falsifikuara me emrin Eleni Manola, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarja kishte shkuar në Britani të Madhe në një kampion, derisa më pas kishte marrë dokumentet false greke, derisa arsyeja që kishte shkuar ishte transpalt i veshkave në Spitalin Universitar të Uellsit në Kardif.
Gjithnjë sipas mediave angleze, ky transplant kushtonte 72 mijë funte, megjithatë, mashtrimi me dokumente ishte zbuluar dhe tani ajo ishte para gjykatës.
Ajo ishte shprehur se ishte mashtruar nga një shqiptar tjetër, ndërsa, avokati mbrojtës i shqiptares tha në Gjykatë se “veprimet e saj ishin për të shpëtuar jetën. Shqipëria nuk ka shërbim shëndetësor falas. Ajo po përballej me vdekjen dhe nëse nuk do të kishte ndërmarrë vendimin për t’u operuar, kush e di ku do të ishte tani”.
Megjithatë, gjyqtari Jeremy Jenkins deklaroi se pavarësisht situatës së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej, falsifikimi i dokumenteve është një vepër penale që nuk tolerohet. Për këtë arsye, Gjykata e dënoi Fatmira Tafën me 14 muaj burgim.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












